Mirditë, grabitet dhe dhunohet e moshuara, në pranga autori

Rikthehen rastet e grabitjes së së të moshuarve. 82-vjeçarja, Dila Gjeçi, është dhunuar barbarisht ditën e sotme në banesën e saj në fshatin Arrëz të Mirditës nga një 42-vjeçar i cili më parë ka tentuar të grabisë banesën e saj.Mësohet se në momentin e ngjarjes e moshuara ka qenë vetëm në shtëpi dhe është përpjekur ta pengojë grabitësin të futet në banesë. E moshuara është trasportuar menjëherë në siptal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkaq policia ka arrestuar 42-vjeçarin Kastriot Gjeci si autor i dyshuar i ngjarjes. Dy muaj më parë dy vëllezër të moshuar nga Tepelena u dhunuan dhe grabitën rreth orës 3:00 të mëngjesit në banesën e tyre në fshatin Arrëz e Madhe të komunës Luftinjë.