Fushata sensibilizuese e mjekëve, dita ndërkombëtare e parandalimit të sëmundjes
Rastet e ekzaminura me semundjen e leuçemise kryesisht tek femijet, po shenojne nje rritje alarmante ne qytetin e Fierit. Statistikat tregojne se 287 te mitur vuajne nga kjo semundje, nderkohe qe problemi tyre shendetesor, shoqerohet edhe me ate ekonomik.Te gjithe keta persona kerkojne ndihme ne zyren e sherbimit social per shkak te paaftesise per pune.Arnisa Sulejmani, mjeke e sherbimit social, shprehet se keta individe perfitojne nga skema e ndihmes ekonomike shumen e 6 mije lekeve te reja ne muaj dhe jo te gjitha rastet me kete diagnoze mund te perfitojne kemp, per te cilin ka nje fluks kerkesash.Personat qe perfitojne dhe dalin ne kemp perzgjidhen nga komisionet perkatese te cilet u referohen me teper rasteve ku gjendja shendetesore paraqitet me delikate.Dalja ne kemp siguron disa te ardhura me teper per personat e prekur nga kjo semundje, ndaj dhe kerkesat per te perfituar nga ky sherbim jane gjithnje e ne rritje.