Korçë, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis, arrestohen 2 të rinj

Policia e Korçës ka sekuestruar mbi 1 kg kanabis ndërsa ka arrestuar edhe dy transportuesit e drogës.Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Pasagjerët” u sekuestrua sasia e drogës ndërsa u arrestuandy të rinjtë Spartak Çardhakun 22 vjeç dhe 23-vjeçari Egli Kaçorri.Sipas policsë lënda narkotike u kap në Ersekë, në kryqëzimin e Pepellashit, në autobusin e linjës Sarandë-Korçë.Ndërkohë policia po vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.