PS "harron" zgjedhjet në parti, kalon afati 2 javor, Rama kryetar pa mandat
Nisur nga përllogaritjet, Asambleja Kombëtare që duhej të ishte mbledhur që në datën 11 tetor, për ti hapur rrugë zgjedhjeve për kreun e ri të PS, pasi mandati i Edi Ramës ka përfunduar që në datën 26 shtator.Është pikërisht Neni 27 i statutit të socialistëve që parashikon se që nga dita e mbledhjes, Asambleja Kombëtare duhet të therrasë brenda 30 ditësh Kongresin e Jashtëzakonshëm të partisë për administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, që nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit.Për të organizuar të gjithë këtë proçes, kryesia e Partisë Socialiste ngriti një grup pune të përbërë nga Blendi Klosi, Taulant Balla dhe Bashkim Fino, për të përcaktuar hapat që do të hidheshin deri në bërjen e zgjedhjeve.Por pavarësisht faktit se statuti përcakton qartë afatet, të cilat janë shkelur me më shumë se 1 jave, ende nuk ështe marrë asnjë masë në këtë drejtim, puna për organizimin e zgjedhjeve, nuk ka nisur.Të kontaktuar nga Ora News, anëtarët e guprit të punës, nuk pranuan të bënin asnjë prononcim publik, duke deklaruar se nuk ka asnjë hap konkret për organzimin e zgjedhjeve, edhe pse të njëjtat burime, pak kohë më parë kishin deklaruar se socialistët do të votonin për të zgjedhur kryetarin e ri në mesin e muajit tetor.Ajo çfarë konfiromhet deri më tani është se përballë tij, Edi Rama nuk do të ketë asnjë kandidat tjetër.Në 26 shtator të 2009-ës, Edi Rama, u përball me Maqo Laktorin për drejtimin e partisë më te madhe opozitare ne vend, zgjedhjet të cilat i fitoi me afro 90 për qind të votave.Pa kundërshtar, Edi Rama, pritet të marrë sërish besimin e socialistëve për të drejtuar partinë e cila tashmë drejton edhe qeverinë. Kjo do të jetë gara e pestë e Edi Ramës dhe mandati i tij katërt.