Arvizu zhvillon vizitën e fundit në Vlorë: Festa e100-vjetorit e paharrueshme
Përpara largimit nga Shqipëria, Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvziu ka zgjedhur Vlorën për të zhvilluar vizitën e tij të fundit si ambasador.Gjatë vizitës në Vlorë, ambasadori është takuar edhe me Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.Në fjalën e tij, Arvizu ka shprehur mbresat që i ka lënë ky qytet, që sipas tij ka qënë qyteti i parë shqiptar pas Tiranës që ka vizituar fill pas mbërritjes në vendin tonë.“Vlora është qyteti i parë që kam vizituar, i kujtoj të gjitha vizitat në Vlorë, por ajo për 100 vjetorin është e paharrueshme, është e trishtueshme që më duhet të them lamtumirë pasi banorët e Vlorës janë kaq mikpritës. Faleminderit për këndin ameriken që qëndron në bibliotekën e Vlorës” ka theksuar Arvizu.Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë, Gjika i ka shprehur falënderimet e tij, ambasadorit Arvizu për gjithçka ka bërë për Vlorën, dhe se do të jetë i mirëpritur në çdo kohë.