Shkodra mban zi për 4 të rinjtë, humbën jetën në një aksident tragjik
Kthimi nga festimi i një ditëlindjeje në kryeqytet ka përfunduar në mënyrën më fatale për 4 të rinj nga qyteti i Shkodrës të cilët kanë ngelur viktima të një aksidenti rrugor ndodhur në Krye Bushtat të Shkodrës.Burime nga ky komisariat, bëjnë me dije se automjeti me të cilin udhëtonin 4 të rinjtë, që të gjithë 18 vjeç, është përplasur me një kamion që po transportonte lëndë drusore dhe drejtohej nga 48-vjeçari Prend Ndreca.Përplasja e mjeteve ka rezulatuar fatale ku si si pasojë shtetasit, Rael Dyli, Xheni Anamali, Ledio Pirani dhe Orlen Meçe kanë mbetur të vdekur në vend, ndërkohë që nga ana e policisë është bërë arrestimi i drejtuesit të kamionit Prend Ndreca.Dhimbja dhe tragjedia e shkaktuar nga kjo ngjarje e rëndë, është përjetuar edhe nga të afërmit e të rinjve , ku mësohet se nëna e të ndjerit Rael Dyli, Elvie Dyli ka pësuar infarkt dhe ndodhet në vdekje klinike në ambjentet e spitalit të Shkodrës.Gjendja e saj shëndetësore është mjaft kritike ndërkohë që nga informacionet e grumbulluara bëhet me dije se 5 vite më parë ajo ka humbur edhe bashkëshortin e saj në mënyrë aksidentale. Bashkia Shkodër përballë një tragjedie të tillë ka vendosur ta shpallë ditën e sotme,ditë zie ku në çdo institucion flamuri do të ulet në gjysmë shtizë si dhe ka anulluar të gjitha aktivitetet apo programet kulturore.