Meta për Euroactiv: Tirana pret mbështetjen greko-italiane drejt BE
Tirana pret mbështetje si nga Athina ashtu edhe nga Roma në rrugën e saj drejt BE-së. Kështu shkruan portali Euroactiv, referuar deklaratës së kreut të Kuvendit Ilir Meta. Një reagim që vjen pasi Greqia merr me 1 janar te vitit qe vjen Presidencën e Bashkimit Evropian, ndërsa më 1 korrik i kalon Italisë."Ne kemi shpresa se presidenca greke dhe italiane do të tërheqin vëmendjen e BE-së për zgjerimin, në veçanti për një perspektivë më të shpejtë për Shqipërinë. Greqia dhe Italia mund të jenë forca shtytëse dhe unë shpresoj se ata do të punojnë ngushtë gjatë vitit që vjen"deklaron Meta.Përveç kësaj , shkruan Euroactiv, besohet se Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, i cili kohët e fundit vizitoi Tiranën, mund të luajë një rol të rëndësishëm."Evangelos Venizelos është një politikan pro-evropian dhe ka gjithë peshën e nevojshme në veçanti për të nxitur axhendën Evropiane të Shqipërisë dhe për të çuar marrëdhëniet dy paleshe në një nivel shumë të të lartë"- citon Euroactiv një zyrtar të qeverisë, në kushte anonimati.Por Euroactiv shkruan se ne Tirane gjithsesi ekziston nje fare mosbesimi. Kjo per faktin se se shpejti mbahen zgjedhjet per Parlamentin Europain dhe forcat radikale jane duke u forcuar gjithnje e me shume ne disa vende dhe kjo mund te jete nje fatkeqesi per Ballkanin dhe Europen, e mund te ndikoje dhe ne vendimin per Shqiperine.Vetem pak dite me pare pati një reagim nga nje politikan radikal britanik njeheresh edhe eurodeputet, i cili e konsideroi çmenduri anëtaresimin ne BE, duke e konsideruar Shqiperine nje vend me kriminalitet dhe varferi te larte.