Arrestohet efektivi i policisë, akuzohet për ngacmim seksual të fqinjës

Një efektiv policie është vënë në pranga nën akuzën e ngacmimit seksual. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Ministri ka arrestuar sot efektivin e policisë së Fierit, Petrit Beqari.Burime nga policia bëjnë të ditur se 50-vjeçari Petrit Beqari, banues pranë Urës së Mbrostarit në Fier, është arrestuar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht fqinjën e tij, S.G., 45 vjeç.50- vjeçari, punonjës në patrullën e qarkullimit, pritet të përballet me drejtësinë.