Aksidente në Korçë dhe Elbasan, përplasen për vdekje burrë e grua, plagoset i riu
Një çift bashkëshortësh ka humbur jetën në një aksident në aksin rrugor Korcë-Pogradec, pranë fshatit Lumalas.Musa dhe Linkgjare Potka, sapo kishin zbritur nga një automjet në momentin që janë përplasur nga një furgon me targa AA877D, i cili drejtohej nga Rafail Myrtollari, 57 vjeç, nga Pogradeci, i cili po vinte me shpejtësi tej normave të lejuara, siç bën të ditur policia.Policia ka shoqëruar menjëherë drejtuesin e furgonit, Mefai Myrtollarin, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.Ndërkaq në hyrje të tunelit Elbasan-Tiranë ka pasur një tjetër aksident. Një grua që drejtonte një automjet ka përplasur një kalimtar, një 27 vjeçar.Pas aksidentit drejtuesja e mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri me mbiemrin Shabani është ndihmuar nga udhëtarë të rastit, të cilët e kanë transportuar në spitalin e Elbasanit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë.