Interkonjeksioni me Kosovën, Hoffman: Është humbur shumë kohë

Ndërtimi i linjës së Interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë duhet përfunduar sa më shpejt sepse është humbur shumë kohë.Ambasadori gjerman, Helmut Hoffmann gjatë një prononcimi për mediat është shprehur se më e rëndësishmja për momentin është angazhimi për të realizuar këtë projekt të rëndësishëm energjitik."Është  një temë që nuk dua ta diskutoj në publik por mund të them vetëm se fatkeqësisht kohë në implementimin e këtij projekti të rëndësishëm. Por tashmë duket se gjërat janë në rrugë të mirë dhe kjo është me rëndësishme.Nuk dua të flas për detaje të këtij projekti por vlerësoj edhe faktin se kryeministri ka treguar shumë interes dhe për këtë më mirë të shohim të ardhmen pasi duhet të punojmë sa më shpejt për të përfunduar projektin” theksoi amabsadori.Deklarata e ambasadorit gjerman vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama u shpreh në një intervistë për DW se Shqipëria i detyrohet një ndjesë Gjermanisë për këtë projekt të rëndësishëm.