Aksi Thumanë-Milot, grabiten elementët dhe trafikëndarëset

Ne nje kohe qe shqiptaret aspirojne per te qene pjese e Bashkimit Europian, duket se kultura dhe deshira per mbrojtjen e pasurive kombetare nuk i pergjigjet endrres se madhe. Behet fjale per manine skrap, e cila pasi shkateroi hekurudhen e cila eshte nje pasuri kombetare, tashme nuk po kursen as autostradat te ndertuara vetem pak kohe me pare nga taksat e qytetareve shqiptare.Shkulja e trafindaresve eshte prezente edhe ne aksin Thumane-Milot ,ku çdo element prej hekuri vazhdon te vidhet, duke e degraduar nga dita ne dite kete segment rrugor.Perballe nje fakti te tille,nga ana e policise ende nuk eshte bere asnje ndalim, pavaresisht se zona eshte mjaft e vogel dhe kontrollet apo patrullimet mund te kishin identifikuar pesonat, qe me apo pa dashje jane duke kryer nje veper penale per te cilen policia e shtetit duhet te reagoje.Tej llogarive qesharake qe mund te perfitojne nga shitja e hekurit per skrap,duket se ky eshte niveli i jeteses dhe mentaliteti i familjeve shqiptare, te cilat po kthehen ne protagoniste per aksidente rrugore duke vjedhur pikerisht keto trafikndarese te cilat ne shumicen e rasteve sherbejne per mbrojtjen e jetes se udhetarëve dhe drejtuesve te mjeteve.Fenomeni i vjedhjes se elemeneteve prej hekuri te autostradave eshte prezent ne çdo autostrade te vendit nga jugu ne veri, ç'ka na bind se niveli jeteses ne Shiperi eshte teper i ulet.