"Siria", protestë në para Ambasadës ruse në Tiranë

Alja Noha Khaled, sirianja që jeton prej 9 vitesh në Shqipëri ka organizuar një protestë sebashku me mbështetës të tjerë shqiptarë që kundërshtojnë luftën në Siri,përballë Ambasadës ruse në Tiranë.Alja ka një apel për Rusinë që të ndalojë mbështetjen për regjimin e Bashar al-Assad. Me gojën të mbyllur, të rinjtë e mbledhur në sheshin pranë selisë diplomatike u shprehen së kjo është koha për të folur dhe ndalur masakrat në Siri.Siria prej vitit 2011 ndodhet në luftë civile, ndërsa konflikti arriti kulmin në muajin gusht ku u përdorën edhe armët kimike nga ana e regjimit. Nga fillimi i konfliktit e deri më tani numërohen rreth 100 mijë viktima dhe miliona refugjatë të shpërngulur nga vendi si pasojë e konfliktit.