PD kundër rritjes së borxhit: Nuk merret për investime, por shpërblim për Ministrat

Partia Demokratike ka deklaruar edhe sot qëndrimin e saj kundër aktit normativ për ndryshimet në buxhetin e shtetit për 2013. Deputetja e PD, Jorida Tabaku, tha se borxhi i ri prej 240 milionë dollarësh, që merret nga qeveria e re nuk është i parashikuar në asnjë qindarkë të tij për investime publike, por i gjithi për shërbime dhe ndërtime zyrash për Ministrat e kabinetit Rama.“Që nga data 4 tetor përmes aktit normativ qeveria e re i ka lejuar vetes që të marrë një borxh të ri prej 240 milionë dollarë, borxh që merret i gjithi kryesisht nga tregu i brendshëm, duke u hequr mundësinë bizneseve shqiptare ta përdorin këtë borxh për rritjen, zgjerimin e tyre, por njëkoheshisht dhe për punësimin e shqiptarëve.Zyrtarisht qeveria bëri të ditur se në 3 muajt në vijim do të mbledhë rreth 360 milionë dollarë të ardhura më pak, paaftësi apo akoma më keq devijim i të ardhurave nga buxheti i shtetit që do të duhet ta paguajnë shqiptarët përmes borxhit të ri. Asnjëherë në asnjë situatë institucionet kryesore të mbledhjes së të ardhurave, doganat dhe tatimet, nuk kanë pasur një performancë kaq të dobët as në 1997 dhe as në 2005. Dua tu kujtoj që në 2005 pas ndërrimit të qeverive u mblodhën plot 120 milionë dollarë më shumë se çkishte parashikuar qeveria socialiste. Ndërkohë që shqiptarëve hapja e çdo Ministre të re i kushton plot 300 mijë dollarë për tre muajt në vijim” tha ajo.Sipas Tabakut velloja e zezë me të cilën Kryeministri Rama ka mbuluar ekonominë nuk mund mbulojë gjëmën që ka filluar ti bëjë vendit.“Zoti .Rama nëqoftëse se vendi është në krizë pse duhet të merrni 600 mijë dollarë për të mbuluar shpenzimet për zyrën tuaj? Zoti .Rama nëqoftëse se vendi është në krizë pse duhet të mbulohen dhe të shpërblehen Ministrat e kabinetit tuaj për cdo mbledhjet të KKT me 20 000 lekë të reja?”theksoi Tabaku.