Romët e Sharrës në derë të Veliajt, kërkojnë strehim në ish-repartin e Shish-Tufinës

Familjet që i nxorën nga banesa për ti kthyer shtëpinë pronarëve dhe romët që jetojnë në Sharrë e ata që nuk kanë gjetur një zgjidhje strehimi protestuan para Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.Familjet e pastreha kërkojnë shfuqizim e aktit normativ dhe rikthimin në banesat ku kanë jetuar prej vitesh. Ata tregojnë se në këto kushte nuk mund të jetojnë më.Familjet rome, baraket e të cilëve u dogjën në Stacionin e Trenit u zhvendosën në Sharrë, por sot ata thonë se nuk shkojnë për të jetuar më aty. Ministrit Veliaj i kërkojnë që të strehohen në Shishë Tufinë.Por edhe kur bëhet fjalë për një qëllim të përbashkët, gjetjen e strehimit, romët nuk gjejnë të njëjtën gjuhë por konliktohen me njëri-tjetrin edhe para Minsitrisë.Një përfaqësues i tyre ishte për bisedimet në Ministri, por ende nuk ka një zgjidhje konkrete.