Ministri Tahiri: Minus 1 godinë e paligjshme! Më shumë në vijim....
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas përfundimit të operacionit, që shembi godinën 5-katëshe përballë Fakultetit Ekonomik, ka “siguruar” se ky është vetëm fillimi kundër paligjshmërisë, dhe se që sot vendi është me “minus 1 godinë” të paligjshme.Gjithashtu, Ministri Tahiri , ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në operacion por edhe të gjithë ata që e mbështetën këtë operacion.Në një postim, në rrjetin “Facebook”, Ministri Tahiri shkruan:“Punë e kryerFaleminderit Forcave te Xhenios dhe Minsitrise se Mbrojtjes. Faleminderit efektiveve te Policise se Shtetit. Faleminderit INUK.Faleminderit qytetareve per mbeshtetjen, bashke me premtimin tone se ky eshte vetem fillimi ne luften kunder paligjshmerise, mbrojtjes se territorit dhe mjedisit te perbashket.Mirkuptim per ata qe prisnin spektakel ne TV, por bashke me ekspertet, vleresuam se ishte me e rendesishme te garantonim integritetin e mjedisit perrotull godines, fakultetin ekonomik dhe banesat prane.Rezultati eshte aty. Minus 1 godine e paligjshme!Me shume ne vijim....”