Universiteti “Kristal”, u garanton studentëve profesion dhe karrierë

Universiteti Kristal hap dyert për vitin akademik 2013-2014. 

Një prej liderve të arsimit privat në Shqipëri, Kristal, me një infrastrukturë moderne ofron një sërë disiplinash studimi.

Në ceremoninë e hapjes së vitit akademik rektori i këtij Universiteti, Et’hem Ruka, u shpreh se të gjithë ata studentë që kanë zgjedhur Kristalin e kanë të sigurt të ardhmen profesionale dhe ngritjen në karrierë.

 Ruka ndër të tjera u shpreh se një pjesë e mirë e studentëve të dalë nga auditoret e këtij institucioni arsimor tashmë janë të punësuar në pozicione mjaft të larta si në administratën shtetërore dhe në atë private.

Universiteti Kristal u themelua në vitin 2005 dhe ka një shtrirje të gjerë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Fier, Korçë, Shkodër, Kukës dhe në Përmet. Në këtë universitet kryejnë studimet e tyre studentë nga vendi, rajoni si dhe nga 

vende të ndryshme të botës.