INUK “zhvesh” autostradën, hiqen tabelat reklamuese 20 metra afër rrugës

Autostrada Tiranë-Durrës pastrohet nga të gjitha reklamat e vendosura pranë rrugës. Operacioni i nisur nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të shtrihet deri në Vorë ndërkohë që është hequr pjesa më e madhe e tyre.Bizneset janë ndërgjegjësuar dhe shumë prej tyre kanë nisur që ti zhvendosin vetë të gjitha Billbordet e vendosura përgjatë autostradës.Heqja e  eklamave po bëhet, pasi vendosja e tyre në anë të akseve kryesore dhe autostradave në jo pak raste janë bërë shkak aksidentesh.Këto tabela të reklamave në autostradën Tiranë-Durrës po hiqen pasi pretendohet se tërheqin vëmendjen e drejtuesve të automjeteve. Ato do të lejohen që të vendosen në një distancë jo me afër se 20- 30 metra.Sipas informacioneve bizneset që kanë vendosur reklamat në autostradë janë njoftuar me anë të një shkresë e cila kërkonte lirimin e hapësirave në autostradë, duke u lënë 10 ditë afat por shumë prej tyre kanë hezituar qi ti heqin.Më pas ka ndërhyrë INUK i cili edhe ka ndërgjegjësuar subjektet përkatëse për heqjen e reklamave. Aksioni  ka përfshirë të gjitha ato reklama që ndodhen te mbikalimet dhe buzë rrugës në një distancë prej 20 metrash. Billbordet e mëdha të ekspozuara në kodrat pranë autostradës nuk do të lëvizen, pasi ato nuk përbëjnë ndonjë shqetësim dhe janë konform me Kodin Rrugor.