Berisha me Barroson e Rompuy, i njeh me “zemërimin” e Ramës për raportin e KE
Në pritjen zyrtare që u shtrua pas ceremonisë solemne të lamtumirës së Presidentit Martens, ish kryeministri i vendit Sali Berisha u takua dhe bisedoi me Presidentin e Këshillit Europian zotin Van Rompuy, Presidentin e Komisionit Europian Manuel Barroso, Presidentin ad interim të EPP zotin Joseph Daul, si dhe presidentë e kryeministra dhe personalitete të tjera të shquara që morën pjesë në pritje.
Në bisedën e tij me Presidentin Van Rompuy dhe me Presidentin Barroso, zoti Berisha i falenderoi ata me mirënjohje të thellë për vlerësimin objektiv të arritjeve të Shqipërisë dhe për vendimin e Komisionit Europian për të rekomanduar statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Në këto biseda zoti Berisha theksoi se ky është një vendim shumë i rëndësishëm dhe plotësisht i merituar për qytetarët shqiptar.
Në takimin me Presidentin Daul dhe kryeministra, kryetarë të Partive Popullore, zoti Berisha i njohu bashkëbiseduesit e tij me zemërimin e Edi Ramës me raportin e Komisionit Europian vetëm e vetëm se ky raport pohon suksesin e reformave gjatë qeverisjes së PD që bënë të mundur rekomandimin për statusin e vendit kandiat dhe përgënjeshtron fund e krye trillimet e Ramës për epokën e rrënimit dhe nihilizmin e tij për arritjet e vendit.Në këto biseda zoti Berisha i njohu miqtë e tij me qëndrimet anti- kushtetuese, anti-konsensus dhe antiligjore të mazhorancës, revanshin e saj të papërmbajtur kundër institucioneve të pavarura dhe administratës publike dhe Policisë së Shtetit në trajnimin dhe pregatitjen e të cilave vendet anëtare të BE dhe Komisioni Europian kanë shpenzuar qindra milione euro.Në bisedat e zhvilluara u diskutua gjërësisht për dekapitimin nga Rama, me një akt dënimi kolektiv, i Policisë së Shtetit dhe zëvëndësimin e profesionistëve në krye të këtij institucioni me delikuentë, komisionerë të Partisë Socialiste, trafikantë droge. Gjithashtu zoti Berisha i njohu gjerësisht bashkëbiseduesit e tij mbi instalimin me shpejtësi të sistemit të kleptokracisë në Shqipëri dhe me aktin e fundit normativ të krizës për buxhetin, në të cilin u katërfishua huamarrja dhe në fund të vitit u ulën me 4 herë kërkesat për realizimin e të ardhurave, vetëm e vetëm që të rrisë borxhin në 72%.Presidenti ad interim i EPP-së dhe bashkëbiseduesit e tjerë garantuan zotin Berisha se ata do mbështesin fuqishëm Partine Demokratike dhe se në të gjitha institucionet ndërkombëtare do qëndrojnë fuqishëm kundër revanshit antikushtetues, antikonsensus, antiligjor të mazhorancës aktuale.