Dita Ndërkombëtare e Osteoporozës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2013, 20:53
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Osteoporozës, u organizua një event nga Shoqata Shqiptare e Sëmundjeve Skeletike dhe Autoimune, nën mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë.Kjo ditë është kthyer në traditë edhe në Shqipëri si, në të gjithë vendet e botës dhe synon të sensibilizojë dhe informojë njerëzit për mënyrën e parandalimit dhe atë të trajtimit të kësaj sëmundjeje.Teuta Becka, Drejtoreshë e Reumatologjisë, i bëri thirrje çdo individi, të moshuar ose jo, që të ekzaminohet.Gjatë këtij organizimi u ofruan teste ekzaminuese falas për të pranishmit.