Qelitë si në kohën e dikaturës, Avokati i Popullit: Të mbyllet burgu i Burrelit
Avokati i Popullit ka kërkuar mbylljen e burgut të Burrelit dhe disa institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit, pasi nuk plotësojnë kushtet minimale për akomodimin e të burgosurve.Deklarata është bërë në një tryezë të thirrur nga Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, me partnerët bashkëpunues të sistemit të burgjeve.Më tej përfaqësuesja e Avokatit të Popullit në këtë tryezë, Heliona Mici, ka renditur edhe një sërë problematikash të tjera që nga korrupsioni deri tek mbipopullimi.Ndërsa Zoto në fjalën e tij u shpreh se është në dijeni të problematikës që ka ky sistem në Shqipëri dhe sqaroi se do të punohet për ndryshimin e situatës.Në tryezë merrnin pjesë edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, përfaqesuesi i UNICEF në Shqipëri dhe komisioneri kundër diskriminimit.