Gjirokastër, ndalohen 22 klandestinë

Operacionet antitrafik qe po zhvillohen ne Gjirokaster po vijojne te godasin kete fenomen si dhe te ndalojne personat qe hyjne ne menyre ilegale ne Shqiperi.Ne kete kuader policia kufitare Kakavije ne bashkepunim edhe me sektorin antitrafik ka bere te mundur ndalimin e 22 shtetasve nga Siria,Eritrea dhe Sudani.Grupi i pare i tyre prej 7 vetash, eshte kapur ne vendin e quajtur Fusha e Valarese ku ishin duke udhetuar drejt qytetit te Tepelenes,pergjate shtratit te lumit Drino.Nderkohe sektori antitrafik ka kryer edhe goditjen e dyte te operacionit duke bllokuar 15 shtetas te tjere mes tyre 2 femra dhe nje femije, te cilet u kapen prane fshatit Gline.Pavaresisht operacioneve te shumta te policise se Gjirokastres, klandestinet e ardhur nga vendet e treta, vazhdojne te perpiqen per te kaluar ne Europe nepermjet Shqiperise.