Berisha në “Facebook” : Në Ghent, biseda të rëndësishme për Shqipërinë!
Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar kryeministrin Edi Rama në takimin me krerë të lartë të Bashkimit Europian në Belgjikë, zhvilluar pas funeralit të Presidentit të PPE-së, Wilfried Martens.Ndryshime në Policinë e Shtetit, lëvizjet në administratë dhe rritja e borxhit kanë qënë në fokus të denoncimit të tij, pasi i ka falenderuar për rekomandimin e statusit të vendit kandidat për në BE.Sikurse e ka bërë të ditur në publikimin e tij në rrjetin social “Facebook” Berisha rrëfen bisedën me Presidentin e Këshillit Europian Van Rompuy, Presidentin e Komisionit Europian Barroso dhe mirënjohjen që u ka shprehur atyre për rekomandimin statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.Në takimin me Presidentin “ad interim” të PPE-së, Joseph Daul dhe kryeministra, kryetare te partive popullore, unë i njoha ata me zemërimin e Edi Ramës me raportin e Komisionit Europian, vetëm se ky raport pohon suksesin e reformave gjatë qeverisjes së PD-së, gjë që bëri të mundur rekomandimin për statusin e vendit kandidat e që përgënjeshtronte fund e krye, trillimet e Ramës për “epokën e rrënimit”, siç e quan ai qeverisjen e PD-së.”Berisha, gjatë mesazhit të tij në Fb për mbështetësit, rrëfen detaje të bisedës së bërë dhe pohon se “në këto biseda denonocova qëndrimet antikushtetuese, antikonsensus dhe antiligjore të mazhorancës Rama-Meta kundër institucioneve të pavarura dhe administratës publike e Policisë së Shtetit, zevendesimin e drejtuesve të Policisë me delinkuentë, trafikantë, komisionerë të PS-së.Gjithashtu, në takime u fol per vendosjen me shpejtësi nga Rama-Meta të sistemit të kleptokracisë si dhe rritjen me 4 herë të borxhit dhe uljen me 4 herë të të ardhurave, duke shtyrë ekonominë drejt krizës,”- përfundon Berisha.
“Në Ghent, biseda të rëndësishme për Shqipërinë!Te dashur miq, dje ne pritjen e organizuar pas ceremonise se lamtumires te presidentit Martens, bisedova me Presidentin e Keshillit Europian Van Rompuy, Presidentin e Komisionit Europian Barroso dhe iu shpreha atyre mirenjohjen me te thelle per vleresimin objektiv te bere ne raportin e Komisionit Europian te arritjeve te Shqiperise si dhe per vendimin e tyre historik dhe te merituar per te rekomanduar statusin e vendit kandidat per Shqiperine.Ne takimin me Presidentin ad interim te EPP-se Joseph Daul dhe kryeministra, kryetare te partive popullore une i njoha ata me zemrimin e Edi Rames me raportin e Komisionit Europian vetem se ky raport pohon suksesin e reformave gjate qeverisjes se PD, gje qe beri te mundur rekomandimin per statusin e vendit kandidat, e qe pergenjeshtronte fund e krye trillimet e Rames per epoken e rrenimit siç e quan ai qeverisjen e PD.Ne keto biseda denoncova qendrimet antikushtetuese, antikonsensus dhe antiligjore te mazhorances Rama-Meta, revanshin e saj te papermbajtur kunder institucioneve te pavarura dhe administrates publike dhe Policise se Shtetit, zevendesimin e drejtuesve te Policise me delinkuente, trafikante, komisionere te PS. Gjithashtu ne takime u fol per vendosjen me shpejtesi nga Rama-Meta te sistemit te kleptokracise si dhe rritjen me 4 here te borxhit dhe uljen me 4 here te te ardhurave duke shtyre ekonomine drejt krizes.Presidentii Daul dhe bashkebiseduesit e tjere me garantuan se ata do mbeshtesin plotesisht PD dhe se bashku me te do qendrojne fuqishem kunder revanshit antikushtetues, antikonsensus, antiligjore te mazhorances Rama-Meta. Sb”, shkruan ishkryeministri në “Facebook”.