PD apel Ramës për të përmbyturit, Bumçi: Qeveria të kthejë sytë e ti ndihmojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2013, 16:47
Prej disa ditësh, në zonat e përmbytyra në periferitë e Tiranës, vijon e njëjta gjendje e vështirë. Pasi kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përmbytja, banorët jetojnë ende mes baltës dhe ujit, ndërsa nuk ka asnjë sinjal për dëmshpërblim. Ata janë vizituar sot nga deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, ndërsa punonjësit e minibashkisë numër 1, kanë ndihmuar në pastrimin e banesave nga balta.Ndërkaq kreu i njësisë bashkiake numër 11, Haki Mustafa, tha se ndihmat që janë dërguar për banorët janë shumë pak krahasuar me numrin e familjeve të përmbytura.Prej disa ditësh, gjendja mbetet pothuajse e njëjtë, por fatmirësisht nuk ka pasur reshje shiu për ta rënduar më tej.