Peshkopi, i sapoliruari nga burgu vret të fejuarën pas shpine

Dibra është tronditur sërish nga krimi dhe viktimë ka mbetur një e re 18 vjeçare. Ndërsa thurte endrrat e saj për lidhjen e dashurisë që kishte me 28-vjeçarin Arbër Dedja, jo vetëm ëndrrat por edhe jeta e saj është prerë në mes, pikërisht nga njeriu që dashuronte.Ngjarja u shënua rreth mesditës së sotme në lagjen Kamen të Peshkopisë. Mësohet se të rinjtë janë takuar me njëri-tjetrin tek banesa e dajës së vajzës, por mes tyre ka pasur një konflikt.Pas debatit 28- vjeçari ka marrë rrugën për tu larguar, ndërsa e reja po e përcillte atë ndoshta me shpresën për tu pajtuar, por është qëlluar për vdekje prej tij, sapo i ka kthyer shpinën. 18-vjeçarja, Mbaresa Torba, është qëlluar me çifte dhe ka marrë një plumb në kokë, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.Policia ka marrë në pyetje të afërm dhe fqinj të viktimës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa ende nuk ka një version zyrtar se cili mund të ketë qënë konflikti që ka çuar në këtë krim, që i ka marrë jetën 18 vjeçares.Autori i këtij krimi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe policia ka arritur te ndaloje 28-vjeçarin vetem ne oret e mbremjes se te henes.Dedja rezulton të jetë person me preçedente penale. Ai është dënuar për plagosjen me dashje të motrës së tij dhe nuk dihet në çrrethana është liruar nga vuajtja e dënimit.Kjo eshte ngjarje e dyte e ndodhur brenda harkut kohor te dy diteve që trondit Dibrëm, pas ngjarjes se ndodhur ne fshatin Palaman ku kunati qellon per vdekje kunaten e tij e më pas u vetëvra.