Kanceri i gjirit në Shqipëri, 700 raste të reja në vit, 300 vdekje të shënuara

Në 10 vitet e fundit numri i të prekurve me kancer të gjirit është dyfishuar. Specialistët thonë se vetëm në një vit ka 700 raste të reja, 300 prej tyre humbje jete. Por më i keq është fakti se pritet rritje e të prekurve nga tumori në gji, si të ishte një epidemi gripale në një sezon. Arsyeja, jeta pa lëvizjeve, të ushqyerit pa kujdes, ndotja ekstreme.Alban Ylli, eksperti i ISHP-së, thotë se depistimi nga kanceri është ende i ulët. 90% e grave kanë dëgjuar mbi kancerin e gjirit, por 3 apo 4 prej tyre bëjnë mamografi.Mesazhi në këtë muaj ndërgjegjësues është "Kanceri i gjirit mund të luftohet, mjafton të duash" thirrje të cilën e apeloi dhe kryeministri Edi Rama."Unë besoj se s`ka arsye që ne të gjithë të mos angazhohemi në mënyrë të ndryshme përtej kësaj date të veçantë botërore për të rritur nivelin e informimit dhe për ti informuar gratë dhe vajzat që janë çdo ditë të kërcënuara nga kjo sëmundje. Ne s`duhet të mbetemi në fjalët e kësaj dite që kanceri i gjirit përveç se i parandalueshëm është i shërueshëm nëse kapet përara se të shtrihet” tha Rama.Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e kontrolleve të vazhduara dhe depistimeve në mënyrë që të kapet sëmundja në fazat e hershme dhe për t`u fituar beteja me të.“Qeveria, organizma të ndryshme joqeveritare dhe aktorë të tjerë, duhet të angazhohemi për të rritur nivelin e informimit për kancerin e gjirit, dhe për të ngulitur në vetëdijen e grave rrezikun e kësaj sëmundje, dhe rëndësinë e kontrolleve të shpeshta. Të gjitha gratë dhe vajzat duihet ta mësojnë se kanceri i gjirit është i parandalueshëm dhe i shërueshëm, përpara se të shtrijë rrënjët në gjirin e gruas. Është një reflektim, për numrin e lartë të vdekjeve nga kjo sëmundje, dhe rëndësinë e depistimit të saj në fazë të hershme”, tha Rama.Më tej shefi i qeverisë evidentoi edhe faktorët që ndikojnë në mungesën e kontrolleve të vazhduara nga gratë shqiptare, ndërsa shtoi se duhen marrë masë në këtë drejtim.“Po kështu janë një sërë faktorësh që ndikojnë dhe duhen rishikuar. Shumë gra e vajza nuk kanë mundësi për depistimin e kësaj sëmundje. Është një betejë e vështirë, por ende jo e pamundur. Heqja e kancerit të gjirit, është heqja e një pjese të trupit, dhe plaga e krijuar është sa fizike, aq edhe thellësisht shpirtërore. Kjo nuk është vetëm një betejë për jetën, por edhe feminilitetin pa asnjë dyshim”, tha Rama.Sipas kryeministrit Rama, parandalimi i kancerit të gjirit duhet të kthehet në obsesion për çdo shoqëri dhe çdo vajzë dhe grua duhet të ndërgjegjësohet për këtë sëmundje duke mos priturqë e keqja të vijë nga brenda trupit.“Eksperiencat e kancerit të gjirit që janë reflektuar edhe në shtyp siç është rasti i edhe asaj infermieres që ka pak ditë jetë por që nuk e lë punën pasi i jep forcë për të shpërtuar jetë njerëzish. Këtë fuqi duhet ta shfrytëzojmë si burim energjie për tu bërë krah në betejën me sëmundjen. Sipas treguesve ne na duhet kjo fuqi për të qënë në lartësinë e sfidës për të mos u kujtuar për të vetëm në këtë ditë por duke e kthyer parandalimin në një obsesion. Siç shkruhet në fushatën sensibilizuese kanceri është një fjalë dhe jo një fjali ku fjalinë secili e bën vetë. Çdo shoqëri e ka në dorë vetë fjalinë për kancerin. Kanceri mund të jetë një fjalë e evituese nëse secili bën diçka që çdo vajzë dhe grua të ndërgjegjësohet për rrezikun që e kërcënon dhe të mos presë që kërcënimi të vij nga brenda trupit të vet”u shpreh Rama.Shqetësimi është fakti se kufiri i të prekurve është ulur ndjeshëm. Me kancer në gji ka paciente 20 apo 21 vjeç, ku dhe mamografia në këtë rast nuk është e rekomandueshme. Një tjetër problem mbeten aparaturat e mamografisë të cilat nuk janë në të gjitha spitalet rajonale dhe mungesa e ekspertëve, ku në vend ka rreth 30 të tillë.