Objekti 5 katësh sot gërmallë, pronari: Do të kërkoj të drejtën time

E gjithë ndërtesa e ngritur, sot është gërmallë. Puna disa vjeçare, thotë pronari i objektit, ka përfunduar në tokë edhe pse një pjesë e saj ishte e ligjshme.Mjetet e ushtrisë gjendeshin aty, po ashtu edhe shiritat e policisë. Asgjë nuk kishte ndryshuar edhe në banesën përbri këtij objekti, ku jeton familja që nuk hezituan të ta tregonin se në çfarë vështërsie jetojnë.Kryefamiljari Kol Gjomarkaj nuk dorëzohet, thotë se të drejtën e tij do ta kërkoj dhe për këtë apelon autoritetet në vend.Disa nga komuniteti i romëve prisin të merrnin metalet e mbetura dhe hekurat e skelave dhe ti shisnin për skrap. Kështu siguruan ditën e sotme. Ndërsa aksioni për pastrimin e territorit ende nuk ka nsiur për ta lënë këtë aksion si një dëshmi për asimilimin e objekteve ilegale.