Sërish drogë në portin e Durrësit, kapen 10 kg kanabis në gomën e një makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Tetor 2013, 10:16
10 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa është sekuestruar në portin e Durrësit, ndërsa është prangosur dhe poseduesi i drogës. Burime nga policia kufitare bëjnë me dije se lënda narkotike u sekuestrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në automjetin tip “Jeep” me targa AA 242 FU, i cili po ngjitej në tragetin e linjës Durrës-Bari.Kanabisi është gjetur në gomën rezervë të mjetit me të cilën udhëtonte i ri, ndërsa mësohet se destinacion përfundimtar kishte shtetin italian, ku do të shitej. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, 21-vjeçarin Ildi Xhera nga Dibra, ndaj të cilit është ngritur akuza e “trasportit të lëndëve narkotike”.