“Era Rama” në Shqipëri: Italianët? Shqiptarë të veshur nga Versaçe!
Pak ditë pasi Komisioni Europian rekomandoi dhënien e statusit të kandidatit për Shqipërinë, tv italian “RAI 3” i ka kushtuar një reportazh të veçantë vendit tonë në rrugën drejt BE.Emisioni “Est Ovest” që prej 10 vitesh ndalet në problematikat e vendeve të Europës Lindore, i është kushtuar Shqipërisë dhe ndryshimeve që priten nga qeveria Rama. Emisioni që mban titullin “Era Rama” ndalet tek një moment i rëndësishëm, siç ishte përgjigjia pozitive për statusin e kandidatit, për të cilin gazetari italian thotë se vendimtare ishin zgjedhjet e qeta të 23 qershorit që i dhanë fund tensionit politik që kulmoi me ngjarjet e 21 janarit ku humbën jetën katër persona.Rezultati i dha postin e kryeministrit Edi Ramës, që përshkruhet si artisti që si kryetar bashkie ngjyrosi qytetin, por që tashmë sheh drejt perëndimit, duke nisur nga Italia që cilësohet si partneri kryesor tregëtar e kulturor i Shqipërisë.Në këtë pikë Rama nuk kurseu as batutat, as mirënjohjen për shtetin fqinjë.“Italia është Shqipëria e veshur nga Versaçe. Jemi shumë të ngjashëm. Shqipëria është italia e gjyshërve tuaj. Italia ka bërë për Shqipërinë përmes gjtihë qeverive, detyrën e një fqinji që vënë pjesë në të njëjtin kopësht shtëpie. I jemi shumë mirënjohës”, tha kryeministri Edi Rama.Kreu i qeverisë shqiptare thotë se Shqipëria ka vetëm një drejtim, Bashkimin Europian.“Jemi në mes të Evropës dhe duam të bëhemi pjesë e familjes së Bashkimit Europian. Do të jetë një rrguë drejt vetes sonë si europianë, që duhet dhe mund të jemi pjesë e BE-së”, u shpreh Rama.Por për të aritur në këtë pikë, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, kujtoi edhe një herë realizimin e reformave.“Shqipëria po punon për realizmin e reformave të nevojshme. Në fund të dhjetorit, Këshilli do të vendosë nëse do japë statusin e kandidatit. Është e rëndësishme të shohim angazhimin me të cilin po punohet për të realizuar reformat kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformat ekonomike”, tha ambasadori Sequi.Projekti TAP, i cili lidh Shqipërinë, Greqinë dhe Italinë në reportazh cilësohet si ndër më të rëndësishmit për 3 vendet. Por Edi Rama shprehet i bindur se projekti do realizohet.“Projekti TAP është një projekt që na bashkon më shumë. Pata mundësinë të flas me kryeminstrin tuaj dhe jam i sigurt se do të jetë më i rëndësishmi mes nesh dhe italisë”, tha Rama.