Varese, shqiptari nga Lezha në krye të ultra neo-nazistëve
Një shqiptar është kreu i një grupi neonazist "Blood and Honour", në Varese të Italisë. Pas disa rasteve në Greqi tashmë një rast i ngjashëm vjen nga Italia. Shqiptari i konsideruar si kreu i neonazistëve ksenofobë në Varese është 39-vjeçari shqipar Landi Gjoni, nga Talja e Lezhës.“La Republika” shkruan se lezhjani jeton prej 20 vitesh në Itali dhe është një person me preçedent penale, i akuzuar për trafik droge e shfrytëzim prostitucioni.Gjoni, përveçse pjesëtar i flakte i tifozerisë ekstreme të futbollit, është dhe lideri i padiskutueshëm i grupit tjetër nazist, “Gli Arditi”, që mbështet skuadrën e basketbollit të qytetit në veri të Italisë.Ai rri gjithnjë me dorëza prej lëkure dhe bluzë të zezë. Deri përpara dy vjetësh ai ka punuar si personel sigurie në lokalet e natës dhe ka qenë pjesë e grupit që kujdesej për sigurinë e Presidentit të Interit, Massimo Moratti.Tashmë ai i është përkushtuar pasionit të tij për futbollin, duke drejtuar një nga grupet më ekstremiste të tifozëve italianë, të njohur si "Blood and Honour", "Gjak dhe nder".Në fotot që ka publikuara media italiane marrë nga profili i tij në FB Landi Gjoni shfaqet me tatuazhe të shqiponjës së Rajhut të tretë, apo kryqe naziste dhe armë. Në të tjera foto ai shfaqet, i gjakosur mes karabinierëve apo duke përshëndetur si nazistët para bustit të Duçes.Media italiane shkruan se duhet theksuar absurdi që një emigrant është pjesë e një grupi ekstremistësh që janë verbërisht kundër emigrantëve.