Godina tek Ekonomiku shembet plotësisht
Shembja e saj është bërë në mënyrë mekanike me ndërhyrjen e fadromës dhe të ushtrisë, pasi përpjekja e parë me anë të eksplozivit nuk ka qënë e sukseshme, pasi ajo vetëm sa e ka lëkundur dhe nuk ka mundur ta shembi godinën.
Rreth orës 16:00, pranë godinës ka mbërritur një fadronë matrapik, që ka nisur prishjen në anën jugore të godinës, duke dëmtuar kolonat e saj.
Prishja është bërë edhe në ballkonet e ndërtesës pak nga pak, që të lehtësohej pesha e saj dhe gjatë rënies të mos shkatërronte objektet e tjera përreth.
Kjo ndërhyrje e dytë erdhi pas shembjes vetëm të pjesshme me tritol nga forcat e xhenios. Në momentin e shpërthimit kanë qënë rreth 300 kallëpe lënde shpërthyese, që ishin vendosur vetëm sa për ta dëmtuar godinën, jo për ta hedhur plotësisht në tokë, pasi rrezikoheshin ndërtimet e tjera përreth.Godina tek Ekonomiku, shpërthen eksplozivi, ndërtesa në “këmbë”
Pothuajse ka dështuar plani i përllogaritur për të hedhur përtokë godinën 5-katëshe pranë Fakultetit Ekonomik të Tiranës.

Pas shpërthimit ka pasur një lekundje te njeres ane te godines, por jo rrezim te saj. Nderkaq shperthimi ka shkaktuar deme ne bizneset perreth. Por sipas Ministrise se Brendshme nuk behet fjale per nje deshtim te operacionit ne fjale.


Sipas kesaj Ministrie, ishte llogaritur qe shperthimi i tritolit te sillte kete rezultat, te demtonte themelin e nderteses dhe jo te rrafshonte ate, pasi një sasi e madhe tritoli mund te shkaktonte deme te shumta. Ministria njofton se shembja e plote e baneses do te behet ne menyre mekanike. Ajo do te rrethohet me kavo qe do te mundesoje rrezimin e saj.


Urdhëri i shembjes është dhënë nga zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Pandi Sulla.Në vendin e ngjarjes ka pasur dhjetëra forca policie, si dhe drejtues të uniformave blu. Po kështu aksionin e kanë ndjekur nga afër ministri i Brendshem, Saimir Tahiri dhe kreu i pergjithshem i Policise se Shtetit, Artan Didi.





Forcat xheniere të ushtrisë hapën 300-400 vrima në kolonat mbajtëse të objektit, duke i mbushur me material shpërthyes gjatë ditës së shtunë.
Përpara se objekti i paligjshëm të shembej, situata u tensionua si rrjedhojë e përplasjes së banorëve me forcat e rendit.
Bllokohet godina tek Ekonomiku, pritet të shembet me shpërthim të kontrolluar
Protesta e studentëve të Ekonomikut për prishjen e dy ndërtimeve pa leje në territorin universitar, i ka dhënë frytet e saj.Pas pezullimit të punimeve, gjatë paradites së djeshme, policia e shtetit ka rrethuar me eksploziv godinën pese katëshe që ndodhej në hyrje të fushës së Qytetit Studenti, i përcaktuar si vendi ku do të ndërtohet kampusi i UT-së, për t’u hedhur në erë gjatë ditës së sotme.Kjo pasi ekspertët, duhet të hapin rreth 300-400 vrima në të gjitha kolonat mbajtëse të godinës, dhe në të të fusin sasinë e caktuar të eksplozivit, në mënyrë që gjatë shpërthimit të këputen kolonat mbajtëse dhe godina të shembet brenda saj, pa dëmtuar objektet përreth.Ka qenë inspektoriati ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) që ka mbërritur i pari për të shpërthyer me eksploziv godinën ku banonin 3 familje në gjakmarrje. Ndërkohë që në këtë aksion janë angazhuar edhe 7 eskpertë xhenierë të ushtrisë, të cilët ishin pjesë e skuadrave për pastrimin e zonës së Gërdecit nga mbetjet e rrezikshme të shpërthimit.Aksioni ka vijuar gjatë gjithë natës, ndërsa ekspertët do të vendosin gjatë ditës së sotme se cili do të jetë momenti më i përshtatshëm për shpërthhimin, një praktikë kjo që zbatohet për herë të parë në vendin tonë, për një objekt që ndodhet në një zonë kaq shumë të banuar.Situata përpara prishjes së ndërteses 5-katëshe pa leje është tensionuar. Policia mbërriti mëngjesin e së dielës dhe i kërkoi banorëve që të dilnin nga banesa, për të lejuar vazhdimin e procedurës së prishjes. Pasi në fillim u larguan nga objekti, banorët tentuan të riktheheshin sërish me forcë, duke u përballur me forcat e rendit. Si rrjedhojë, disa prej banorëve u shoqëruan në polici.