Prishja e godinës tek Ekonomiku, policia plan masash: Ndalim lëvizjeje në rrugë

Policia zbardh planin e masave për prishjen e ndërtesës pesë katëshe para Ekonomikut.Për të evituar trafikun dhe problemet që mund të shkaktohen nga shpërthimi i komanduar, policia lajmëron bllokimin e disa rrugëve në zonë. Kështu do të ndalohet lëvizja në "Gramoz Pashko" dhe "Arben  Broci", sikurse në një pjesë të rrugës së Elbasanit në hyrje të Qytetit Studenti.Në zonën pranë pallatit pesëkatësh do të ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve për të shmangur problemet.Ndërtesa pesëkatëshe pranë fakultetit të Ekonomikut, pritet të shembet ditën e dielë me një shpërthim të komanduar.