"Fund marrëzisë", bllokohen 348 subjekte, 363 persona ndiqen penalisht

Operacioni "Fund Marrëzisë", i zhvilluar që prej datës 14 tetor, po vijon me intensitet në të gjithë vendin.Në një deklaratë për shtyp, Ministria e Brendshme bënë me dije se në kuadër të këtij operacioni, deri në këto moment janë bllokuar 348 subjekte, janë kontrolluar 1127, janë proçeduar penalisht 364 subjekte, janë proçeduar 363 persona, janë sekuestruar 2181 makineri lojëra fati e pajisje si dhe 161 kompjuter dhe 503 monitor (televizorë) në subjektet e pikave të basteve.Në qarkun Tiranë: Janë bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 167 subjekte, janë proçeduar penalisht 80 subjekte dhe 78 persona, janë sekuestruar 815 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 39 kompjuter e 132 monitor.Në Qarkun Durrës: Janë bllokuar 24 subjekte, janë kontrolluar 93 subjekte, janë proçeduar penalisht 24 subjekte dhe 24 persona, janë sekuestruar 206 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 13 kompjuter e 24 monitor.Në Qarkun Lezhë: Janë bllokuar 41 subjekte, janë kontrolluar 37 subjekte, janë proçeduar penalisht 26 subjekte dhe 26 persona, janë sekuestruar 147 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 6 kompjuter e 25 monitor.Në Qarkun Shkodër: Janë bllokuar 4 subjekte, janë kontrolluar 83 subjekte, janë proçeduar penalisht 21 subjekte dhe 21 persona, janë sekuestruar 80 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 19 kompjuter e 74 monitor.Në Qarkun Kukës: Janë bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 21 subjekte, janë proçeduar penalisht 15 subjekte dhe 16 persona, janë sekuestruar 84 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 5 kompjuter e 21 monitor.Në Qarkun Dibër: Janë kontrolluar 38 subjekte, janë proçeduar 20 subjekte dhe 20 persona, si dhe janë sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 7 kompjuter e 16 monitor.Në Qarkun Elbasan: Janë të bllokuar 35 subjekte, janë kontrolluar 144 subjekte, janë proçeduar 35 subjekte dhe 35 persona, janë sekuestruar 109 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 15 kompjuter dhe 62 monitor.Në Qarkun Korçë: Është bllokuar 1 subjekt, janë kontrolluar 58 subjekte, janë proçeduar 17 subjekte dhe 17 persona, janë sekuestruar 94 pajisje lojëra fati.Në Qarkun Berat: Janë kontrolluar 122 subjekte, janë proçeduar 41 subjekte dhe 42 persona, janë sekuestruar 84 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 26 kompjuter dhe 28 monitor.Në Qarkun Fier: Janë bllokuar 4 subjekte, janë kontrolluar 188 subjekte, janë proçeduar 44 subjekte dhe 43 persona, janë sekuestruar 224 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 11 kompjuter dhe 52 monitor.Në Qarkun Gjirokastër: Është bllokuar 1 subjekt, janë kontrolluar 89 subjekte, janë proçeduar 15 subjekt dhe 15 persona, janë sekuestruar 132 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 24 monitor.Në Qarkun Vlorë: Janë bllokuar 20 subjekte, janë kontrolluar 86 subjekte, janë proçeduar 26 persona dhe 26 subjekte, janë sekuestruar 102 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 12 kompjuter dhe 43 monitor.Materialet e sipërpërmendura janë në ruajtje pranë Komisariateve të Policisë 2397 pajisje, pranë tatimeve 251 pajisje dhe lënë në ruajtje 197 pajisje.