Sekuestrohen 37 kg drogë në Kapshticë, në pranga 2 persona

Policia greke sekuestron 37 kilogramë drogë në pikën kufitare të Kapshticës. Bllokimi i drogës u bë gjatë kontrollit të një automjeti, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar. Mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në bagazhin e një automjetit.Ndërkaq policia ka vënë në pranga 25-vjeçarin shqiptar dhe një pasagjer që po udhëtonte me të. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy celularë dhe 150 euro, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut.