Gjosha pret Ambasadorin e Kosovës: Terminologji e përbashkët për legjislacionin
Gjosha pret Ambasadorin e Kosovës: Terminologji e përbashkët për legjislacioninMinistrja e Integrimit Evropian ,Klajda Gjosha priti sot në një vizitë kortezie Ambasadorin e Kosovës në Tiranë , Gani Veselaj.Ministrja Gjosha, vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera vëllazërore midis dy popujve dhe shprehu angazhimin për ta vazhduar këtë traditë me anë të projekteve të përbashkëta.”Dy popujt duhet te ecin bashkërisht në rrugën e tyre drejt integrimit Evropian duke shkëmbyer eksperiencat dhe duke unifikuar qëllimet gjatë këtij procesi”, tha Gjosha gjatë takimit.Ministrja shtroi idenë e bashkëpunimit strategjik në përkthimin e legjislacionit dhe krijimin e një terminologjie të përbashkët që do të ndihmonte shumë të dy vendet për të lehtësuar këtë hallkë të procesit të integrimit.Në lidhje me vizionin për rajonin, Ministrja Gjosha tha se Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv dhe stabilizues në rajon, pasi stabiliteti i rajonit ndihmon shumë në përmirësimin e imazhit të të gjithë vendeve të Ballkanit. Në këtë kuadër, ajo vlerësoi hapat e hedhur në përmirësim të marrëdhënieve Serbi-Kosovë me nënshkrimin e marrëveshjes, si një tregues pozitiv për ruajtjen e stabilitetit.Nga ana e tij Ambasadori Veselaj e uroi Ministren për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në projekte të ndryshme me benefite ekonomike e sociale për të dy vendet. Ambasadori shprehu gjithashtu falënderimet e tij edhe për rolin dhe mbështetjen e vyer që Shqipëria i ka dhënë vazhdimisht Kosovës në momentet kyçe të formimit të Shtetit dhe më tej.Gjosha takohet me Ambasadorin e Kroacisë : Shkëmbim eksperience me Kroacinë për integriminMinistrja e Integrimit Evropian priti sot në një vizitë kortezie Ambasadorin e Kroacisë në Tiranë z. Aleksander Stipetic.Ambasadori Kroat e uroi Ministren për detyrën e re, duke i uruar sukses në rrugën angazhuese drejt integrimit Evropian. Ai tha se Kroacia është mbështetëse e fortë e integrimit të rajonit në BE dhe se është e gatshme të ofrojë përvojën e saj në procesin e integrimit për rajonin dhe sigurisht Shqipërinë.
Ministrja Gjosha, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira me Kroacinë dhe shprehu dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm sidomos në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.Ajo tha se do ta vlerësonte shumë ndihmën e Kroacisë në fusha konkrete që kërkojnë përvoje në procesin e integrimit duke e cilësuar Kroacinë si një model të shkëlqyer për rajonin. Ministrja e njohu Ambasadorin me disa nga prioritetet kyçe të qeverisë si antikorrupsioni, lufta kundër krimit të organizuar dhe krijimin e shtetit ligjor duke i kushtuar rëndësi edhe komunikimit me publikun dhe informimin e tij.Më tutje, Ambasadori Kroat shtoi se pikëpamja e tij për Shqipërinë është pozitive dhe se ndryshimet për mirë janë të dukshme, krahasuar me disa vite më parë, prandaj ai dhe institucionet e vendit të tij do të jenë mbështetëse për integrimin e Shqipërisë në BE.Gjosha pret Ambasadorin e Norvegjisë, Jan BraathuMinistrja e Integrimit Europian,Klajda Gjosha, priti sot në një vizitë kortezie, Ambasadorin e Norvegjisë, Jan Braathu.Ministrja Gjosha vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy shteteve dhe informoi Ambasadorin në lidhje me vizionin e ri të Ministrisë së Integrimtit Europian, ku në fokus do të jetë informimi i gjerë i publikut për procesin e integrimit. Ajo theksoi se do të synohet gjithpërfshirja e aktorëve, me pjesëmarrjen e shoqërisë civile, universiteteve, komunitetin e biznesit etj.
Ministrja, gjithashtu theksoi se po punohet intensivisht për prioritetet e vendosura nga Komisioni Europian, kryesisht në luftën kundër korrupsionit, shtetit të së drejtës, reformimin e administratës publike dhe zbatimin e të drejtave të njeriut.“Jemi të angazhuar maksimalisht për të përmbushur prioritetet që na janë lënë nga Komsioni Europian, duke ndërmarrë masa konkrete në funksion të procesit të integrimit”,tha Gjosha.Ajo shprehu angazhimin për të shtrirë më tej bashkëpunimin me Norvegjinë, duke e falënderuar Ambasadorin për mbështetjen e dhënë nga ky shtet deri tani. Ministrja tha se do të ishte me vlerë shkëmbimi i eksperiencës në nivel ekspertësh, sidomos në lidhje me prioritetet e kërkuara nga Brukseli.Ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu, uroi Ministren për detyrën e re dhe shprehu angazhimin për t’í ofruar asistencë të mëtejshme Shqipërisë. Ai u shpreh se Norvegjia mbështet politikën e zgjerimit të BE me anëtarë të rinj dhe vlerëson aspiratat e Shqipërisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ambasadori sugjeroi intensifikimin e punës për të përmirësuar më tej imazhin e Shqipërisë. Ai theksoi se Norvegjia, do të mbështesë Shqipërinë me financime në fusha të ndryshme.