I ikën postobllokut të policisë, shpallet në kërkim gardisti, pezullohen policët

Një punonjës i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim nga policia, pasinuk i ka ndaluar postbllokut të policisë. Sipas policisë punonjësi i Gardës transportonte me një furgon pajisje të lojërave të fatit.“Kristian Prenga është ndaluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në afërsi të mbikalimit të Kamzës nga dy policë të postbllokut, nënoficerët Trazhgim Halilaj dhe Besim Buçpapaj, të cilët ishin sinjalizuar për të ndaluar një furgon me ngjyrë të bardhë të mbyllur, që dyshohej se kishte vjedhur disa lojëra fati në zonën e Kamzës. Rreth ores 23:30, punonjësit e patrullës kanë ndaluar automjetin tip “Mercedes Benz”, i llojit “Sprinter” me ngjyrë të bardhë e me targa “TR 3210 R”. Policët i kanë kërkuar dokumentacionin dhe Prengaj u ka thënë se ishte efektiv i Gardës së Republikës, duke u treguar edhe një dokument të këtij institucioni.Pavarësisht kësaj, punonjësit e policisë i kanë kërkuar sërish dokumentacionin dhe njëkohesisht të hapte dhe dyert e karrocerisë së furgonit. Shoferi u ka dhënë atyre vetëm lejen e drejtimit dhe ka hapur dyert e karrocerisë së automjetit. Aty punonjësit e patrullës kanë konstatuar se brenda kishte disa kompjuterë lojrash fati dhe ata kanë njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, të cilës i kanë kërkuar ndihmën e shërbimeve të rendit.Më pas shoferi i automjetit ka filluar të konfrontohet me punonjësit e policisë duke u kërkuar që t’i kthenin lejen e drejtimit dhe njëkohesisht të ikte pasi ishte punonjës i Gardës. Pasi punonjesit e Policise nuk ja kanë kthyer lejen e drejtimit ai ka hipur në automjet duke u larguar me forcë nga pika e kontrollit” sqaron MB ne njoftimin per mediat.

Shmangia postobllokut të policisë ka kaluar me pasoja jo vetëm me gardistin, por dhe për dy punonjësit e policisë që nuk e ndaluan atë. Ata u pezulluan menjëherë nga detyra për mosndalim të automjetit dhe shkelje të ligjit.