Prishja e ndërtimeve pa leje, PD kërkon interpelancë me Ministren Gjermeni

Deputetët e PD-së në Komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese kanë kërkuar thirrjen në një seance dëgjimore publike me Ministrin e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me qëllim informimin e anëtarëve të Komisionit mbi arsyet e miratimit të vendimit nr. 932/2013 të Këshillit të Ministrave, si dhe për vlerësimin e kryer nga pushteti ekzekutiv mbi përputhshmërinë e tij me parimin e ligjshmërisë". Në një deklaratë për mediat deputeti i PD-së, Ardian Turku, tha se akti i qeverisë autorizon Inspektoratin të rrafshojë në gjithë territorin e vendit, çdo ndërtim pa leje, por edhe të atyre që janë me leje ndërtimi që kanë përfunduar ndërtimin, që kanë marrë lejen e legalizimit, por sipas Kryeinspektorit janë të paligjshme.“Ditën e sotme, deputetët e PD-së në Komisionin e përhershme parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, në bazë të nenit 7 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, si dhe nenet 32 dhe 36 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kërkuan thirrjen në një seance dëgjimore publike me Ministrin e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me qëllim informimin e anëtarëve të Komisionit mbi arsyet e miratimit të vendimit nr. 932/2013 të Këshillit të Ministrave, si dhe për vlerësimin e kryer nga pushteti ekzekutiv mbi përputhshmërinë e tij me parimin e ligjshmërisë”. Ky akt i qeverisë që mban firmën e ministrit propozues dhe Kryeministrit Rama, autorizon Inspektoratin të rrafshojë në gjithë territorin e vendit, çdo ndërtim pa leje, por edhe të atyre që janë me leje ndërtimi që kanë përfunduar ndërtimin, që kanë marrë lejen e legalizimit, por sipas Kryeinspektorit janë të paligjshme. Ky është një vendim jo vetëm antikushtetues dhe antiligjor, por edhe arbitrar duke u munduar që ruspën e arbitraritetit ta veshin me një akt nënligjor. PD do kërkoje të dije mbi qëllimet e ministres për të rrafshuar pasuritë e ligjshme të shqiptarëve, për të rrafshuar djersen dhe gjakun e tyre, të drejtat kushtetuese të mbrojtura nga konventa e të drejtave të njeriut. Ky vendim bie ndesh me të paktën 3 nene të Kushtetutës, me 20 vendime te GjEDNj në Strasburg, me të paktën 5 vendime të Gjykatës Kushtetuese në vend” tha ai.Turku garantoi se PD mbetet e vendosur, jo vetëm për të bërë transparent çdo vendim arbitrar të kësaj qeverie të mbyllur në dhomën e kuqe, por edhe për të informuar qytetarët mbi këtë kërcenim antikushtetues që po i kanos Kryeministri Rama.“Ne mbetemi parti e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe do bëjmë gjithçka në Parlament për të mbrojtur liritë kushtetuese të qytetarëve por dhe të drejtat dhe pasuritë e tyre të ligjshme të ndërtuara me djersën dhe gjakun e tyre” përfundoi ai.