Akti normativ për nëpunësin, PD: Do vazhdojmë betejën në Kushtetuese

Partia Demokratike deklaroi se do të vijoje betejen per aktin nenligjor per shtyrjen e statusit te nepunesit civil ne Gjykaten Kushtetuese. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesja e selisë blu, Laura Vorpsi, tha se PD do te marre te gjitha masat per te cuar para drejtesise ata qe perdorin pushtetin per te cenuar shtetin ligjor.“Sot, e gjithë administrata është vënë edhe zyrtarisht nën presion, ankth dhe pasiguri për vendin e punës dhe vazhdimin e karrierës, në respekt të meritës. Qeveria njoftoi se në të gjitha institucionet, gjatë ditëve dhe javëve në vijim, profesionistët do t’i lënë vendin militantëve.Partia Demokratike e sheh si detyrim madhor ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor, ndaj qytetarëve dhe stabilitetit të vendit, që të marrë të gjithë hapat e duhur, për të kthyer mbrapsht aktin e paligjshëm të mazhorancës. Beteja jonë politike nuk do të njohë pauza në Kuvend dhe në të gjithë aulat e komunikimit publik, për të vazhduar denoncimin një për një të efekteve të aktit normativ.Beteja jonë ligjore kundër këtij akti ka nisur e do të vazhdojë në Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike do t’i bashkëngjisë ankimimit tonë fillestar në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për rrëzimin si antikushtetues edhe të aktit të dytë të paligjshëm të mazhorancës dje në Parlament, në lidhje me ligjin për nëpunësin civil” tha ajo.Ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Rama te ndale revanshin mbi administraten dhe spastrimin e saj, Vorpsi tha se PD inkurajon te gjithe ata qe ndihen te kercenuar, apo nen presion te bejne denoncimet e tyre, duke u garantuar mbrojtjen ligjore.“Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës, të ndalë presionin mbi administratën, dhe revanshin për spastrimin e saj. Partia Demokratike fton çdo punonjës të administratës, që të denoncojë rastet e presionit apo largimit dhe i garanton ata se do ndërmarrë të gjitha masat, për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që përdorin pushtetin, për të cënuar ligjin dhe shtetin ligjor” përfundoi ajo.