Ikin zv/drejtorët e krimeve të rënda, shkarkimet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit ka firmosur sot shkarkimin nga detyra të të gjithë z/drejtorëve të hetimit të krimeve të rënda.Nuk dihen emrat e shefave të ri të hetimit të krimeve, ndërkohë që lajmi për shkarkimin e zv/drejtorëve të hetimit të krimeve të rënda, në të 12 drejtoritë e policive në 12 qarqe nuk është zyrtarizuar ende nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.Ndërkohë po sot është rikthyer në policinë e shtetit Bilbil Mema, në postin e drejtorit të Drejtorisë së Studimeve Strategjike. Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme nga Drejtori i Policisë së Shtetit.Ish-drejtori i Policisë së Shtetit në vitet, 2000-2004, është rikthyer në këtë detyrë me gradën më të lartë operacionale, Drejtues i Parë.Zëvendësdrejtorët që ikin nga detyra në 12 qarqeZv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Tiranës është emëruar Gëzim Ngjeçi.Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit është emëruar z. Erzen Cera.Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Dibrës është emëruar z. Albert Seferi.Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit është emëruar z. Artan Hasani.Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Elbasanit është emëruar z. Dorian Muça.Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Fierit është emëruar z. Lorenc Meta.Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës është emëruar z. Ndue Doçi.Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Korçës është emëruar z.Ilir Gjoçi.Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Kukësit është emëruar Adriatik Tafçiu.Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës është emëruar Ferdinand Mara.Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Shkodrës është emëruar z. Ilir Dedja.Zv/drejtor kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës është emëruar z. Artan Pjetërnika.