Zonat e përmbytura në Tiranë, kreu i njësisë 11: Qeveria të ndihmojë banorët

Situata e paspërmbytjeve në Tiranë ka sjellë edhe përplasjen mes pushtetit vendor dhe atij qëndror. Bashkia e Tiranës akuzon prefekturën se pavarësisht se ka nxjerrë dy urdhëra për ti ardhur në ndihme të përmbyturve, ende nuk ka marrë asnjë hap konkret në këtë drejtim. Kryetari i minibashkisë 11 Haki Mustafa kërkoi mobilizim të të gjitha institucioneve për të përballuar këtë situatë.Pavarësisht përplasjeve mes pushteteve, situata në zonat e përmbytura dhe sidomos tek Bregu i Lumit është mjaft e vështirë. Ky është Dritan Cumraku, shtëpia e të cilit vazhdon të jetë e përmbytur nga balta. Ai tregon se ka humur gjithçka kishte dhe bën apel për ndihmë.Ndërsa Lula Qerimit i është shkatërruar biznesi që kishte ngritur me mund prej vitesh.Në këtë zona janë rreth 700 shtepi të cilat janë të përmbytura prej tre ditësh, ndërsa situata nuk ndryshon aspak, pasi shtëpitë e tyre vazhdojnë të jenë të pabanueshme.