Sequi, Rambou: Transparencë në prokurimet publike, të përmirësohet klima e biznesit

“Përmirësimi i mjedisit të biznesit është shumë i rëndësishëm për vendin tuaj. Shqipëria ka nevojë për zbatimin e politikave në mënyrë që të konkurojë denjësisht me mallrat europiane. Duhet që të rritet e drejta e pronësisë intelektuale dhe të vazhdojë lufta ndaj korrupsionit. Vendi duhet të ndërrmarë disa hapa në mynyrë që të rritet transparenca e prokurimeve publike dhe e kontrolleve financiare. Ne presim që Shqipëria të vazhdojë punën dhe të japë rezultate në javët në vijin me qëllim që në dhjetor të arrijë të marrë statusin e vendit kandidat. Prioritetet kanë të bëjnë gjithashtu edhe me administratën publike, gjyqësorin, korrupsionin, krimin e organizuar dhe kur flasim për këto e kemi fjalën për një historik të fortë të hetimeve të bërë në mënyrë aktive dhe për të drejtat e njeriut” tha ai.
Ndërkohë ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi, vlerësoi rolin e biznesit në rrugën drejt integrimit.
“Paketa e zgjerimit për vitin 2013-14 bazohet tek parimet kryesore. Disa nga këto parime kanë të bëjnë drejtpërdrejt me biznesin, si drejtësia, të drejtat e njeriut dhe pronësia.Komuniteti i biznesit dhe biznesi është motorri i rritjes ekonomike. Për ne është shumë e rëndësishme kontrubuti që ju na keni dhënë kur kemi qenë së bashku. Ne kemi diskutuar disa çështje të rëndësishme për ju, si ajo e pronësisë intelektuale apo industriale dhe këto janë disa pika ku duhet që të vazhdohet akoma të punohet” u shpreh Sequi.Ambasada e BE-së në Tiranë organizoi një takim me komunitetin e biznesit në Shqipëri për të diskutuar në lidhje me prioritetet e vendosura nga Raporti i Progresit për Shqipërinë.