Protestë në Memlisht, banorët: Hedhja e mineraleve po na helmon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2013, 20:08
Banorët e fshatit Memlisht në rrethin e Pogradecit kanë zhvilluar një protestë ku kanë kërkuar moslejimin e hedhjes së mineraleve të hekurit prane Stacionit te Trenit.Ata tregojnë pasojat që këto minerale mbartin, duke u rrezikuar seriozisht jeta dhe fëmijët e tyre .Ndërsa apelojnë për bllokimin e menjëhershëm të hedhjes së mineraleve ata pohojnë se nuk do të ndalen derisa situata të kthehet në normalitet.Banorët shprehen se edhe liqeni i Ohrit nuk mund të quhet i tillë por liqeni kancerogjen, pasi çdo gjallesë që ndodhet atje shumë shpejt do të zhduket.Protesta e banoreve te Memlishtit eshte mbeshtetur edhe nga komuna Udenisht, ku drejtuesit e saj shprehen nga ana e tyre nuk eshte dhenë asnje leje per hedhjen e mineraleve afer banesave.