Studentët nxirren nga konvikti, bashkia Kukës: Nuk kemi lekë ti mbajmë
300 gjimnaziste dhe studente te cilet banojne ne konviktin “20 deshmoret” ne Kukes, rrezikojne te dalin ne rruge te madhe e te mbeten pa strehim. Shkak eshte borxhi i akumuluar nder vite qe Ministria e Arsimit i detyrohet bashkise se Kukesit per shprenzimet qe kjo e fundit ka investuar ne kete konvikt. Hasan Halilaj, kryetari i bashkise Kukes, eshte shprehur se institucioni qe ai drejton e ka te pamundur te menaxhoje kete godine pasi po perballet me veshtiresi ekonomike teper te medha.Konvikti “20 deshmoret” i takon gjimnazit “Havzi Nela” por ne pamundesi per te ngritur nje tjeter godine, aty strehohen dhe 50 studente te Universitetit te Kukesit, te cilet me shume gjasa shume shpejt duhet te mendojne per tjeter menyre banimi, ku me e mundshmja eshte ajo e shtepive me qera, çka do te thote edhe me teper kosto per xhepat e studenteve dhe gjimnazisteve te cilet po arsimohen mes peripecive te shumta.