“Shkulen” autostradat në mbarë vendin, vidhen trafikndarëset në Kalimash-Morinë
Ashtu si ne te gjithe vendin edhe autostrda Kalimash- Morine nuk mund te shpetonte nga grabitja e trafikndaresve, te cilat kane vetem nje destinacion, shitjen per skrap.Me dhjetera metra elemente perberes se kesaj autostrade, jane grabitur dhe shkulur duke shtuar mundesite per aksidente automobilistike.Grabitja e elementeve te autostradave ka nje gjeografi te gjere.Masakra qe po ndodh mbi to shenohet ne aks rrugor, nga jugu ne veri dhe si per çudi perballe kesaj vjedhje per te cilat ka investuar çdo qytetar i vendit tone nuk eshte ndaluar asnje person,ndersa vazhdon odiseja rutine e deklaratave qe kane te njejtin refren: vjedhja e tyre eshte bere nga persona ende te paidentifikuar dhe policia po punon per kapjen e tyre, por qe ne fakt edhe vete policia nuk di se ke duhet te ndaloje.Mania skrap dhe grabitja e trafindaresve ne kete autostrade ndodh pa pushim,edhe pse patrullat e policise kane deklaruar se patrullojne pergjate 24 oreve. Ky fenomen tepër negative, i cili po shkaterron keto pasuri te vendit tone eshte bere disa here problem mediatik, por askush nuk ka reaguar, qofte edhe per kontrolle ne pikat ku shitet dhe grumbullohet hekuri.Duket se shume shpejt rruget nacionale te vendit tone do te kthehen ne ish origjinen e tyre dhe serish invesitmet do te jene nga e para, duke renduar direkt ne xhepat e qytetareve shqiptare qe do te duhet te paguajne per nje kategori vjedhesish te cilet policia eshte e paafte ti ndaloje. Pyetja eshte deri kur do te vazhdohet keshtu?