Probleme në aksin Kukës-Morinë, shkarje masive dheu, bllokohet një krah i rrugës

Reshjet e dendura të shiut, që kanë rënë gjatë natës së kaluar, kanë shkaktuar probleme në autostradën Morinë-Kukës, pjese e autostradës Kalimash-Morinë. Në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Kukësit" dhjetra metër kub dhe gurë kanë rrëshqitur nga skarpatat anësore, duke zënë pothuajse terësisht njërën pjesë të korsisë së rrugës.Kjo situatë është e pranishme në të gjithë autostradën, ku shkarjet e dheut bllokojne rrugën dhe jane punonjësit e policisë rrugore qe detyrohen t'i lëvizin ato, pasi autostrada nuk ka një kompani e cila mund ta mirëmbajë atë.Drejtuesit e Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve, ndonëse nuk prononcohen për mediat, thonë se që nga muaji maj i këtij viti, autostrada nuk mirëmbahet duke e lënë pothuajse fare në mëshirë të fatit.Në këtë pjesë të rrugës, konkretisht tek "Rrethrrotullimi i Kukësit", rrëshqitja e gurëve dhe dherave është një fenomen qe perseritet sa here që bie shi. Reshjet e shiut kanë krijuar probleme edhe në akset e tjera rrugore si Kukës-Shishtavec, Kukës-Krumë, Krumë-Bajram Curri etj.