Hekurudha “shkon” për skrap, udhëtimi me tren paralajmëron rrezik vdekje
Tregetia e skrapit vazhdon te demtoje çdo element hekuri, duke mos kursyer as hekurudhen shqiptare. Shume zona te kesaj hekurudhe ne Elbasan kane pesuar demtime te shumta gjate viteve e muajve te fundit, pasi persona te ndryshem kane shfrytezuar materialet e hekurta te kesaj hekurudhe per ti tregetuar per skrap.Kjo eshte linja e transportit hekurudhor qe i ka sherbyer transportit te mallrave ne zonen industriale te Elbasanit dhe keto pamje jane marre vetem dy muaj me pare, kur fenomeni i demtimit dhe vjedhjes se kesaj hekurudhe thuajse sapo kishte filluar, por pamjet e sotme tregojne ate qe ka mbetur nga kjo pjese e hekurudhes, vetem traret e drurit qe kane sherbyer si taban per keto shina.Dora e njeriut ka nderhyre ashper, duke i asgjesuar ne maksimum keto shina. Gjate muajve te fundit demtimit nga mania e skrapit nuk i kane shpetuar jo vetem shinat jofunksionale, por as ato te cilat jane ne shfrytezim dhe sherbejne per transportin e udhetareve.Por teksa hekurudha po degradohet çdo dite e me shume, ende nuk jane pare reagime nga Drejtoria perkatese e ketij sherbimi, madje ne kete Drejtori asnjehere nuk gjen personat kompetente te cilet duhet te japin shpjegime per situaten apo per masat qe mund te merren.Ne kushtet e neglizhences kaq evidente, personat qe realizojne vjedhjen dhe demtimin e hekurudhes ndjehen me komodë ne punen e tyre, duke zhdukur kilometra te tera te shinave te hekurudhes shqiptare.