Lumi Tirana përmbyt periferinë, banorët japin alarmin: Kemi nevojë për ndihmë
Reshjet e dendura të rëna gjatë natës kanë shkaktuar përmbytjen e shumë shtëpivë ne periferi të Tiranës si shkak i daljes së lumit të Lanës nga shtrati.Zona më problematike në kryeqytet janë tek ura e Kamzës , në Babrru , Vaqarr e në Valias. Banorët shpjegojnë se gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit kur ishin ende në gjumë.Shumë shtëpi janë mbuluar nga llumi, ndërkohë që janë dëmtuar pothuajse të gjitha elektroshtëpiaket. Më e rëndë situata paraqitet në zonën e Babrrusë, ndërkohë që banorët shprehen se askush nuk është interesuar për gjendjen e tyre.Me qindra shtëpi janë përmbytur edhe tek ura e Kamzës. Banorët deklarojnë se një përmbytje e tillë nuk ka ndodhur prej vitesh.Vërshimi i lumit të Tiranës ka ardhur si pasojë e reshejve intensive të rëna gjatë natës dhe për shkak të ngushtimit të shtratit si pasojë e hedhjes së mbeturinave pa kriter në lumë.