Basha paralajmëron vendorët: Do të përballemi me vështirësi financiare
Partia Demokratike ka mbledhur sot Konventën Kombëtare të të zgjedhurve vendore demokratë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar të zgjedhur vendorë demokratë për situatë të vështirë financiare pas rrotacionit të qeverisë.“Ka ndodhur rrotacioni. Në pushtet kanë ardhur të majtët. Ky është një fakt që e kemi njohur duke e pranuar si dhunti europiane. Pavarësisht nga rezultati duhet të jemi krenarë me arritjet e qeverisë së kryeministri Berisha që zhvilluan zgjedhjet më të mira dhe hapën përfundimisht statusin e vendit kandidat dhe PD plotësoi një nja një të gjithë, dhe pritet i gatshëm në tavolinë dhe kjo qeveri s’ka çtë bëjë tjetër veç të shkojë në Bruksel ta marrë në emër të shqiptarëve. Nuk do të ishim realist të thonim që me qeverinë socialiste të ishte njësoj si me atë të PD-së. Nuk dua të paralajmëroj probolemet që na takon me qeverinë Rama. Programi i qeverisë vendore është konfuz dhe në hava. Duhet të presim drafitmin e ri të buxhetit të shtetit për të kuptuar se çfarë ka mbetur nga vizioni dhe standard i PD-së për të mbështetur me fonde projektet e pushtetit vendor. Por shenjat janë se do të jenë jo sfida por sfidime. Duhet të përgatitemi për t’u përballur me situatë më të vështirë duke u nisur nga financimet dhe paligjshmërisë të arbitraritetit qendror" tha Basha.Basha e ka cilësuar si arbitrar dhe jo kushtetues vendimin e fundit të qeverisë për unifikimin e kompetencave të inspektoriatit të ndërtimit."Me këtë vendim qeveria ka shauar shumë larg me arbitraritetin e saj. Ky është një akt i paprecedentë. Ky vendim prodhon regres dhe largim të përshpejtuar nga Europa” u shpreh Basha.