Fyle: Qeveria shqiptare të përmbush 5 kriteret për anëtarësim

Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle ka ripërsëritur rekomandimin e KE-së për t`i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat.Në një konferencë për shtyp, Fule ka kërkuar angazhimin e qeverisë shqiptare për përmushjen e 5 kritereve të kërkuara nga Brukseli për të ecur përpara drejt hapjes së negociatave për anëtarësim."Kësaj here ishte radha që Shqipërisë ti garantohej statusi i vendit kandidat në mënryë që ajo të vazhdoj luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjatë vizitës së kryeministrit Rama pak ditë më parë në Bruksel ai më rikonfirmoi se i kupton sfidat që ka përpara Shqipëria. Kjo është një mundësi që autoritetet shqiptare të bëjnë përpjekje në luften kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne kemi përcaktuar 5 kritere që duhet të përmbushen nga Shqipëria të cilat janë: të vazhdojë të zbatojë reformën e administratës publike me qëllim rritjen profesionalizmi dhe depolitizimin e administratës publike; të marrë masa të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efiçencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve gjyqësore ;të bëjë përpjekje të mëtejshme në luftën kundër korrupsionit, të bëjë përpjekje të mëtejshme përcaktohet në luftën kundër krimit të organizuar, të marrë masa efektive për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të politikat antidiskriminim ndaj romëve si dhe implementimin e të drejtave pronësore. Duhet ta theksoj se këshillimi dhe hapja e negociatave janë dy gjëra të ndryshme dhe në mënyrë që Shqipëria të arrijë deri tek bisedimet duhet të realizojë këto kritere” tha Fyle.Ai u shpreh më tej se Komisioni Europian është i gatshëm ta ndihmojë Shqipërinë në përmbushjen e këtyre kritereve.“Ne i kemi bërë një ofertë autoriteteve shqiptare për atë që mund të cilësohet një nivel i lartë të integrimit. Ne i ofrojmë Shqipërisë ndihmë për ti aritur këto kritere dhe unë kam besim që qeveria do ti përmbush duke pasur edhe ndihmën e opozitës. Duhet të ketë një platformë të përbashkët për të arritur këto kritere" u shpreh më tej Fyle.Për Bashkimin EuropianSa i përket Bashkimi Europian, Fyle u shpreh se ky ka qënë një vit i mirë pavarësisht problemeve financiare."Në korrik të këtij viti numri i vendeve anëtare në BE arriti në 28. Ky ka qenë një vit i mirë për komisionin e zgjerimit. Një herë që një vend kandidat bën përpara dhe i kryen reformat e nevojshme ai bëhet vend anëtar i BE, shembulli më i mirë është Kroacia dhe unë ju them të shihni rajonin sot mënyrën e jashtëzakonshëm, përmirësim që ai ka patur. Ne po planifkojmë rrugët që do të fuqizojnë ekonomitë e shumë vendeve.  Komisioni i zgjerimit është një levë që shërben për integrimin. Mënyra për të ecur përpara është të merremi me problemet makro-ekonomike. Ne do tu kërkojmë vendeve kandidate që të kryejnë në studim ose të ndërtojnë një strategji për mënyrat se si ato do ti përballojnë sfidat. Ne do të bashkëpunojmë me vendet kandidate duke i ndihmuar që të implementojnë reformat më të rëndësishme strukturore" u shpreh Fyle.