Durrës, nënë dhe bijë përplasen nga automjeti, në gjendje të rëndë

Nënë dhe bijë janë përplasur nga një automjet, ku për pasojë kanë mbetur të plagosura rëndë. Aksidenti u regjistrua në orët e mbrëmjes së sotme tek sheshi ‘Taulantia’ në Durrës, ku mjeti tip BMW me targa AA 872 AY ka përplasur dy këmbësoret, përkatësisht Xhoana Mustafa 16-vjeçe dhe Bajame Mustafa 36-vjeçe.Menjëherë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja, duke refezuar tu japë ndihmën e parë personave të aksidentuar.Ndërkaq nënë e bijë, janë transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe po marrin ndihmën mjekësore. Forca të policisë të mbërritura në vendngjarje po punojnë për kapjen e autorit të mjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Arlind Cara, banor i lagjes 15, në Spitall të Durrësit,Sipas policisë, Cara ka marrë policinë në telefon dhe ka kërkuar të vetëdorëzohet. Ai ka informuar blutë se aktualisht ndodhet në Milot. Ndërkohë që, policia po punon për arrestimin e tij.Nga hetimet paraprake të policisë, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave e makinës së drejtuar nga Cara.