Ishte dënuar me 14 vjet burg, ekstradohet nga Gjermania 48-vjeçari
Një 48-vjeçar i dënuar me 14 vjet burg është ekstraduar sot nga Gjermania për në Shqipëri. Sipas policisë, sot nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Mynihu,Gjermani drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Nik Vojaçek (Nik Braka - Besnik Braka), vjeç 48, banues në Tiranë.Ky shtetas ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me Vendim të datës 12.01.2009, e ka dënuar me 14 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të "Trafikim armësh dhe municionesh", "Prodhim e shitje narkotikësh", "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake", si dhe "Falsifikimit të dokumenteve", parashikuar nga nenet 278, 278/a, 283 dhe 186 të Kodit Penal.Në vitin 2003 në kufirin me shtetin grek janë sekuestruar një sasi e madhe fishekësh luftarakë dhe në vitin 2004 është sekuestruar një sasi prej rreth 510 gr heroinë dhe një armë zjarri pistoletë, ku nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor ishte i ekstraduari Nik Vojaçek.Nik Vojaçek është arrestuar me kërkesë të policisë shqiptare më datë 05.09.2013 në Ëaidhaus-Bavari.Në aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.